Berisha: Rama te ngrihet mbi interesat personale Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka riperseritur serish dje apelin e tij drejtuar kreut te opozites Edi Rama, per te votuar tre ligjet e nevojshme per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Gjate inaugurimit te rruges Vrijon-Qereshnik ne komunen Otllak, te Qarkut Berat, Berisha ka ftuar Ramen, qe te ngrihet mbi interesat personale ne kete 100 vjetor te pavaresise duke theksuar se, shqiptaret nuk do t'ia shperblejne kete bllokim ne zgjedhjet e qershorit 2013. "Ne emrin tuaj, do t'i drejtoj nje thirrje kryetarit te PS-se. Ky 100 vjetor, ne te cilin Shqiperia vjen e lire, Shqiperia eshte sot anetare e NATO-s, shqiptaret levizin te lire ne mbare Evropen, Shqiperia eshte vendi i vetem ne rajon qe i rezistoi me sukses te plote krizes ekonomike, pra, ky 100 vjetor, na fton z.Rama te marrim pergjegjesite tona, te votojme ligjet ne parlament, te votojme per hir te ketyre femijeve, te cilet meritojne Evropen, te votojme per hir te ketyre grave e burrave qe, me punen e tyre dite e nate, kane qendisur tokat, kodrat, luginat e shpatet dhe i kane shnderruar ne kopshte te vertete dhe presin qe, me statusin e kandidatit, prodhimet e tyre te qarkullojne te lira, pa dogane, ne mbare Evropen", eshte shprehur kryeministri. Kreu i qeverise i ka kujtuar kreut te opozites se, duhet te votoje tre ligjet dhe te mos mendoje se, duke perdorur forcen e se shkuares per te bllokuar shqiptaret, do te shperblehet ne qershor. "Je krejtesisht gabim nese mendon se do shperblehesh ne qershor. Ne shqiptaret kemi pasur histori te dhimbshme, kemi vuajtur shume nga varferia, skamja, mungesa e rrugeve, shkollave e cdo gje. Por ne te gjitha koherat, ata qe kane studiuar intelektin e shqiptareve, kane firmosur per ta si "njerez inteligjent". Ndaj, zoti Rama, mos mendo se do te mund t'i gabosh ata, per hir te Vangjel Ndrekes apo Gramoz Rucit dhe te mbash peng ligjet, qe duhen per procesin e integrimit. Ju bej thirrje qe, kete jave, te votojme ato 3 ligje, te deshmojme se respektojme, mbeshtesim, endrren e qytetareve te Qereshnikut, Beratit, Vlores, te mbare Shqiperise", u shpreh Berisha. Gjithashtu Berisha theksoi faktin se votimi i tre ligjeve eshte nderi me i madh qe klasa politike shqiptare mund te shprehe per Ismail Qemalin dhe te gjithe ata, te cilet vendosen ne themelet e pavaresise se Shqiperise punen, perkushtimin, gjakun e tyre, jeten dhe rinine e tyre. Kryeministri ka shprehur bindjen e tij se, kjo mazhorance po ecen e sigurt drejt zgjedhjeve te vitit 2013. "Ne po ecim drejt fitores se thelle te zgjedhjeve te vitit 2013, fitore te cilen e lexon ne syte e cdo qytetari shqiptar", tha Berisha.