Konkurrimet për Arkitekturë edhe gjatë së hënës

Kështu, në Universitetin Politeknik të Tiranës, maturantët që dëshirojnë të studiojnë për Arkitekturë dhe Urbanistikë do të zhvillojnë konkurrimet në datat 3 deri më 5 shtator.
Faza e parë e konkursit në këtë degë do të zgjasë rreth 4 orë, ndërsa vlerësimi maksimal është sa 25 për qind e totalit. Ndërsa seanca e dytë, ku kandidatët do të testohen mbi njohuritë në vizatimin teknik, do të zgjasë gjithashtu 4 orë. Vlerësimi do të jetë 20 pikë, ose 20 për qind e vlerësimit total.
Kurse gjatë seancës së tretë dhe të fundit, kandidatët për arkitektë do të testohen mbi njohuritë e tyre në kompozimin arkitektonik. Vlerësimi maksimal për të është 20 pikë dhe përfshin 20 për qind të vlerësimit total. Siç është bërë e ditur dhe nga Ministria e Arsimit në publikimin e datave, konkurset për degët me konkurrim nisën më 27 gusht 2012 dhe do të përfundojnë më 5 shtator. Në pjesën më të madhe të universiteteve, konkurrimet u zhvilluan në ditët e fundit të muajit gusht.
Sipas datave të bëra publike më parë në Universitetin e Arteve konkurrimet u zhvilluan prej datave 27 gusht deri më 1 shtator; në Universitetin e Sporteve të Tiranës 29-31 gusht 2012; në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Edukim Fizik dhe Sporte 27-29 gusht 2012; në Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Edukim Fizik dhe Sporte 27-29 gusht 2012; në Universitetin “A. Moisiu”, Durrës, 27-29 gusht 2012. Fituesit në shkollat e larta do të shpallen vetëm pasi të gjithë kandidatët e këtyre degëve të kenë marrë rezultatet e konkurseve dhe të dhënat t’i kenë kaluar Agjencisë Kombëtare të Provimeve. /Start/
2012-09-02 17:45