Itali, bombë në oborrin e shkollës, 1 viktimë

Vendi i ngjarjes / Foto nga mediat italiane
Një bombë e shpërthyer para një instituti të shërbimeve sociale në Brindisi i ka marrë jetën një vajze, ndërsa disa studentë të tjerë janë plagosur.
Bomba ka shpërthyer mëngjesin e sotëm rreth orës 07:45 në rrugën Galanti, në oborrin e institutit profesional Falcone-Morvillo, jo shumë larg nga ndërtesa e gjykatës.
Nga informacionet e para mësohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.
Policia dhe zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk ka ende një pistë hetimesh. / G.N. / ANSA