Liga e Europes 3 nga 4 skuadra vijne nga Portugalia

Portugalia pushton Ligën e Evropës, pasi tre nga katër skuadrat gjysmëfinaliste mbajnë targën e saj. Porto, Benfika dhe Braga i bashkohen spanjollëve të Villareal në raundin e parafundit të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube, duke e kthyer atë në një turne të gjithin iberik.
Pas fitores 5-1 në ndeshjen e parë, Porto ka mundur sërish me një rezultat tenistik Spartakun e Moskës. Të demoralizuar nga humbja në “Dragao” rusët i lejojnë sërish miqve të vulosinh kualifikin pas rezultatit 5-2.
Në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, Porto do të përballet me Villareal. Suksesi në “El Madrigal” është përsëritur nga spanjollët edhe në ndeshjen e kthimit duke mundur në shtëpi 1-3 Tëente . Hollandezët do të shënonin me Bajramin, por goli i futbollistit me origjinë kosovare nuk ka mjaftuar për vendasit që më pas janë dorëzuar në golat e Rosit, Ruben dhe Cani.
Gjysmëfinalja tjetër e këtij kompeticioni është e gjitha portugeze. Benfika ka barazuar 2-2 në fushën e PSV Eindoven, ndërsa i ka mjaftuar fitorja e ndeshjes së parë për të siguruar gjysmëfinalet e Ligës së Evropës, ku do të përballet me Bragën. Kjo e fundit barazoi 0-0 me Dinamon e Kievit, por rezultatati 1-1 i ndeshjes së parë i siguroi biletën për në raundin tjetër.
Nertan Prifti