E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ul për 3 miliardë euro shpenzimet shtetërore

Athinë, 29 gusht -  Ekipi ekonomik i qeverisë në Athinë hartoi një plan të ri ku parashikohet shkurtimi me tre miliardë euro i shpenzimeve në sektorin shtetëror gjatë vitit të ardhshëm. Qëllimi i këtij plani është ulja e deficitit buxhetor në normën e kërkuar nga BE dhe FMN. Ky plan do të prekë pensionet dhe pagat e larta të nënpunësve shtetërorë. Po ashtu pritet të ulen edhe shpenzimet e komunave, spitaleve, arkave dhe ndërmarrjeve në sektorin shtetëror, raporton Start. Greqia në maj të këtij viti e shmangu gjendjen e paaftësisë për të paguar borxhet, pasi mori pjesën e parë të kredisë shpëtuese nga pakoja trevjeçare me një vlerë prej 110 miliardë eurosh nga FMN dhe BE. Në shtator do të marrë edhe pjesën e dytë nga kjo paketë me vlerë prej nëntë miliardë eurosh. Qeveria e Athinës është angazhuar ta ulë deficitin buxhetor nga 13,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 8,1 për qind deri në fund të këtij viti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›