Greqia veto ne NATO, paralajmeron edhe ne BE
Greqia pretendon se nje krahine ne veri te saj njihet me kete emer dhe per kete shteti fqinj duhet ta ndryshoje emertimin. Per kete ceshtje ende te pazgjidhur, Greqia vuri veton ne Samitin e NATO-s ku bllokoi anetaresimin e Maqedonise ne strukturat e Aleances se Veriut. Po keshtu, Greqia kercenon se do te vendos veton per Maqedonine dhe ne BE, ku Maqedonia aspiron te integrohet. Keshtu ka filluar edhe prishja e marredhenieve midis dy vendeve, ku shteti helen nuk ka toleruar ne keto negociata, duke e shprehur kete vendosmeri edhe me veton e saj. Sipas ministres se Jashtme te Greqise, Dora Bakojani, nese Maqedonia nuk do te angazhohet dhe te kete vullnet per zgjidhjen e ceshtjes se emrit, atehere Greqia do te vendose veto edhe ne Bashkimin Evropian, ku do te sjelle si pasoje mos marrjen e dates se negociatave nga ana e Maqedonise. Kjo ceshtja tashme eshte ne vemendjen e krereve te diplomacise dhe institucioneve nderkombetare, te cila angazhohen qe keto dy vende te zgjidhin sa me pare kete konflikt. Por, me sa duket, Greqia me qendrimin e saj nuk kerkon te toleroje, duke perdorur cdo menyre te mundshme qe debati per emrin te marr fund.