E Diel, 1 Nëntor 2026

Koshtunica, "loje" parazgjedhore me BE-ne

Kryeministri serb, Vojislav Koshtunica, ende pret pergjigjen e Brukselit per hapesiren lidhur me tekstin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit. Sipas mediave serbe, Koshtunica deshiron te dije nese eshte reale per BE-ne qe ta ndryshoje tekstin e marreveshjes se stabilizim-asocimit me Serbine, duke shtuar fjaline se "Kosova eshte pjese e pandryshueshme e Serbise. Dje nga Brukseli i eshte porositur Koshtunices se teksti i marreveshjes BE-Serbi nuk do te ndryshoje. Sipas Kryeministrit, populli serb deshiron ta dije kete pergjigje sepse, sic thote ai, asgje nuk mund te mbetet e izoluar. "Serbia dhe secili qytetar i yni duhet te dije se cka po nenshkruajne ne me Bashkimin Evropian dhe a po e nenshkruajne ne pavaresine e Kosoves dhe vazhdimin e procesit te integrimit evropian ne te njejten kohe", ka deklaruar kreu i ekzekutivit serb. Diten e djeshme zyrtare te BE-se ne Bruksel kane thene se Marreveshja per Stabilizim-Asocim e Bashkimit Evropian me Serbine do te nenshkruhet saktesisht, ashtu sic eshte dhene pelqimi paraprak, dhe, ne te, nuk do te kete kurrfare ndryshimesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›