Kuvendi Kosoves, rezolute per zgjedhjet serbe
Parlamenti do t'u kunderpergjigjet paralajmerimeve per zgjedhjeve e 11 majit
Kuvendi i Kosoves, se shpejti, pritet te deklarohet kunder mbajtjes se zgjedhjeve lokale te Serbise ne territorin e Kosoves. Grupet parlamentare, kerkuan ne seancen e djeshme, deklarimin e legjislativit per kete ceshtje. Nderkohe, fillimi i seances u karakterizua nga polemika ndermjet disa deputeteve dhe kryeparlamentarit, rreth menyres se votimit per Kushtetuten e Republikes se Kosoves ne seancen e 9 prillit. Parlamenti i Kosoves duhet t'u kunderpergjigjet paralajmerimeve te Serbise per mbajtjen e zgjedhjeve lokale te 11 majit edhe ne territorin e Kosoves. Grupet parlamentare kerkuan dje qe legjislativi te dale me qendrim kunder mbajtjes se tyre. Deputeti i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Fatmir Rexhepi, propozoi qe ne seancat e kesaj jave te miratohet nje rezolute. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, e cilesoi ceshtje te rendesishme, por jo urgjente dhe kerkoi ndjekjen e procedurave perkatese parlamentare. Duartrokitjet dhe ngritja ne kembe, sipas tyre, nuk mund te konsiderohet votim per Kushtetuten. Disa prej tyre i cilesuan edhe fyerje per integritetin e deputetit telefonatat e sekretarise se Kuvendit pas seances, ku deputeteve u eshte kerkuar te deklaronin voten e tyre. Deputeti boshnjak, Numan Balic, u shpreh se aklamacioni nuk eshte votim, por vetem pranim i nje propozimi te caktuar. "Eshte e percaktuar qarte se deklarimi permes votimit behet per, kunder apo abstenim. Pas kesaj ju i keni ftuar deputetet te ngrihen ne kembe cfare mund te konsiderohet pranim me aklamacion e jo votim", tha Balic. Sidoqofte, procesverbali i seances se 9 prillit u miratua me shumice votash. Kuvendi nderkaq, miratoi ne parim edhe tre projektligje: per sponsorizimet ne kulture, rini e sporte, projektligjin per Ansamblin Shota dhe ate per ndermjetesimin. Kuvendi do te mblidhet serish sot. Ku ne rend dite eshte fjalimi i Kryetarit Fatmir Sejdiu, per zhvillimet aktuale politike, informata e qeverise per 100 ditet e punes dhe debati per programin qeveritar 2008-2011.
Nderkohe qe, kreu i misionit te BE-se ne Kosove, Pieter Feith, ne takimin e Grupit Drejtues per Kosoven, ne Vjene, ka deklaruar se lideret e Kosoves se pavarur kane treguar maturi te madhe ne trajtimin e periudhes se ndjeshme pas shkeputjes nga Serbia. Kosova ka bere progres te madh qe nga deklarimi i pavaresise, tha Feith, duke shtuar se, Grupi Drejtues do te beje cdo gje per te siguruar se ky progres te jete i vazhdueshem. Sipas tij, Grupi ka mirepritur miratimit e Kushtetutes se Kosoves e cila permban standardet me te larta te te drejtave te njeriut dhe ofron mbrojtje te gjere per te gjitha komunitetet qe jetojne ne Kosoves. Kreu i misionit te BE-se ne Kosove e perseriti kundershtimin e Grupit per ndarjen e Kosoves pergjate linjave etnike dhe denoi dhunen qe ndodhi pasi Kosova e shpalli pavaresine. "Ne kerkojme nga gjitha palet qe aktivisht te marrin masa per te parandaluar dhunen", u shpreh Feith. Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove do te perbente shkelje te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit. Perfaqesuesi evropian refuzoi te komentoje orarin e zevendesimit te UNMIK-ut nga ana e EULEX-it. "Eshte e rendesishme qe Bashkimit Evropian dhe Kombeve te Bashkuara te levizin me tutje", theksoi Feith. Grupi Drejtues per Kosoven perbehet nga 15 shtete, 12 anetare te BE-se, Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Zvicra. Megjithese shteti me i ri ne Ballkan dhe institucionet e larta nderkombetare jane deklaruar kunder zgjedhjeve serbe ne Kosove, Beogradi vazhdon te kembengul me kerkesen per t'i zhvilluar ato.