E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia voton, vendoset e ardhmja për Eurozonën

ATHINE- Në Greqi janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e përsëritura parlamentare, të cilat mund të vendosin të ardhmen e vendit në Eurozonë.

Vendi është i ndarë në mes të partisë Syriza, të udhëhequr nga Aleksis Tsipras, dhe konservatores Demokracia e Re, të udhëhequr nga Antonis Samaras.

Tsipras është zotuar se marrëveshja për ndihmë, e negociuar me Bashkimin Evropian, do të jetë histori nëse partia e tij formon koalicionin qeveritar.

Samaras po ashtu kërkon të rinegociojë marrëveshjen për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi, por në një mënyrë më të butë.

Si kusht për këtë marrëveshje, e cila i sjell Greqisë miliarda euro, Athina duhet të zbatojë një sërë masash të ashpra kursimi.

Në zgjedhjet parlamentare të 6 majit, asnjëra palë nuk ka arritur të formojë koalicionin qeverisës.

Votimet sot do të mbyllen në orën 16:00, ndërsa rezultatet preliminare priten rreth orës 18:30.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›