E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia vendos sot për fatin e saj

Një qytetare e moshuar duke marrë pjesë në votim

Qytetarët e Greqisë do të kenë mundësi sot të zgjedhin qeverinë e re, e cila sipas tyre duhet apo jo të pranojë marrëveshjen e ndihmës me BE-në.

Dy partitë kryesore që luftojnë për të fituar zgjedhjet janë Demokracia e Re, e cila ka ndihmuar në negociatat e marrëveshjes me trojkën evropiane dhe Syriza, e cila kundërshton këtë marrëveshje.

Liderët e BE-së janë shprehur të gatshmë për modifikime të vogla të marrëveshjes por kërkesa për ndryshime thelbësore mund të çojë në daljen e Greqisë nga eurozona.

Të gjitha partitë janë i mendimit se vendi duhet të qëndrojë në monedhën e përbashkët por lideri i Syrizës, Aleksis Cipras, beson se marrëveshja mund të rinegociohet pa dalë nga eurozona.

Por qytetarët edhe pse prej pesë vite4sh ndodhen në recension janë i mendimit për të qëndruar në eurozonë por kundërshtojnë ngritjen e taksave dhe uljen e pagave.

Kualifikimi i kombëtares greke për në çerekfinalet e kampionatit evropian ishte një shenjë e mirë por ka pak entuziazëm për të dalë në votim. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›