Jeremiç: Ska vend për Kosovën, mes vendeve sovrane

Vuk Jeremiç (foto JTanjug)
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, shprehet se Shqipëria mbeti e izoluar pas bllokimit që i bëri deklaratës së samtit rajonal në Beograd. ME atë dokument, Serbia ka bllokuar Kosovën, dhe do të vazhdojë ta bëjë në të gjitha organizmat ku vetëm shtetet sovrane mund të jenë anëtare, ka thënë Jeremiç.
Shqipëria u la e vetme. Të gjithë vendet e tjera ranë dakord me tekstin. Shqipëria kërkonte trajtim të njëjtë edhe për Kosovën, nënvizon ministri serb. Jeremiç shton se sa të jetë prezent Serbia, Kosova nuk do të bëhet anëtare.
Duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Jeremiç është shprehur se nuk do të pranohet asnjë ultimatum nga BE. /F.S/