E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama SHBA dhe India te bashkuara kunder terrorizmit

Presidenti amerikan Barak Obama filloi sot turneun e tij ne Azi me nje vizite ne qendren financiare te Indise Bombei. Gjate ketij udhetimi ai do te shkoje edhe ne Indonezi Korene e Jugut dhe Japoni. Synimi i Presidentit Obama eshte qe te forcoje lidhjet ekonomike dhe ato te sigurise mes Shteteve te Bashkuara dhe ketyre kater demokracive nder me te zhvilluarat ne rajon.

Avioni presidencial me te cilin udhetonte Presidenti Obama dhe Zonja e pare Mishele u ul ne kete qender financiare rreth mesdites pas nje udhetimi prej 15 oresh nga Uashingtoni.

Presidenti Obama foli ne hotelin Taxh Mahal nje nga objektivat e sulmeve terroriste te nentorit 2008 ne Bombei qe shkaktuan vdekjen e 166 personave. Presidenti Obama tha se Bombei eshte simbol i energjise se jashtezakonshme dhe optimizmit qe personifikon Indine e shekullit te 21-te.

Dhe qe nga ato dite te tmerrshme para dy vjetesh Taxh Mahali ka qene simboli i forces dhe riperteritjes se popullit indian. Ne vijme ketu me nje mesazh shume te qarte qe ne vendosmerine per tu garantuar popujve tane nje te ardhme me siguri dhe begati Shtetet e Bashkuara dhe India jane te bashkuara.

Presidenti foli pasi zhvilloi takime private me te aferm te atyre qe humben jeten ne sulmet e nentorit 2008. Ai dhe Zonja e Pare vizituan nje perkujtimore para hotelit nje shatervan prane vendit ku ndodhi nje nga sulmet.

Shtetet e Bashkuara dhe India po bashkepunojne tani me shume se kurre per te garantuar sigurine e popujve tane. Do ta thelloj bashkepunimin kunder terrorizmit me Indine edhe me shume kur te takohem me kryeministrin Manmohan Singh ne Nju Delhi. Ne ecim perpara me besim pasi e dime qe historia eshte me ne.

Presidenti njoftoi sot per liberalizimin e rregullave per eksportet ne Indi ne nje fjalim para udheheqesve amerikane dhe indiane te biznesit. Ai njoftoi gjithashtu disa marreveshje biznesi me Indine me vlere 10 miliarde dollare.

Ne nje ekonomi globale rritja e re ekonomike dhe vendet e reja te punes shkojne ne vendet qe i heqin pengesat ndaj tregetise dhe investimeve. Keto jane hapa qe ne mund ti marrim se bashku per te forcuar lidhjet ekonomike mes vendeve tona lidhje qe sjellin nje perspektive te jashtezakonshme per popujt tane per te ardhmen tone perspektiva e vendeve te reja te punes industrive te reja rritjes se re.

Presidenti tha se realizimi i ketyre perspektivave mund te mos jete i lehte por shprehu besimin se te dyja palet do ta perballojne sfiden.

Marreveshjet e reja te nenshkruara pritej te konsolidonin rreth 54 mije vende pune mes amerikaneve por nuk eshte e qarte sesa prej tyre do te jene vende te reja pune.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›