E Diel, 1 Nëntor 2026

NASA filloi analizimin e disa fotografive te kometes Hartley 2

Shkencetaret e NASA-s kane filluar te analizojne disa nga fotografite e kometes Hartley 2 te marra gjate nje fluturimi prane objektit kozmik.
Anija e hapesires ishte vetem 700 kilometra larg kometes te enjten kur beri mijera fotografi me dy teleskope te pajisur me kamera me ngjyra dhe spektometer me rreze infra te kuqe. Shkencetaret thone se pamjet e para tregojne hollesi te reja te vellimit te kometes si dhe pamje te gazit dhe pluhurit qe clirohet ne siperfaqe te saj. Shkencetaret thone se kometa ka gjatesi prej rreth 2 kilometra dhe gjeresi prej 500 metrash. Nasa thote se studimi i kometes eshte i rendesishem pasi astronomet besojne se kometat jane perberesit qe cuan ne krijimin mbi 4 miliarde vjet me pare te planeteve me te skajshme ne sistemin tone diellor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›