E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gerdec”ne Polican

Nje shperthim ne uzinen e demontimit te armeve ne Polican i ka marre jeten nje gruaje 50 vjecare.Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 9 e 30 minuta te paradites pikerisht gjate procesit cmontimit te predhave.Nje diegore e paplasur ka shperthyer dhe per pasoje ka lene te vdekur ne vend 50 vjecaren Suzana Kadiu e cila ishte punonjese e uzines.Nga shperthimi ka mbetur i plagosur edhe nje punetor tjeter por pa rrezik per jeten.Djegorja e paplasur ka qene ne nje stog mbetjesh nga predhat e asgjesuara.Punonjesja e uzines ka ndezur zjarrin prane mbetjeve cka ka bere qe te shpertheje diegorja.Ministria e mbrojtjes ka reaguar menjehere per ngjarjen duke thene se gjithcka ka ndodhur si pasoje e pakujdesise se Suzana Kadiut.Gjithsesi forcat e policise te mbeshtetura edhe nga eksperte ushtareke te cmontimit te predhave po hetojne pere te zbardhur plotesisht shkaqet e ngjarjes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›