Kuçi: Serbia të ndal nxitjen e dhunës në Kosovë
Prishtinë Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në një intervistë për BBC-në, ka deklaruar se përveç shtimit të masave të sigurisë në veri të Mitrovicës, qeveria e Kosovës është në bisedime me autoritetet ndërkombëtare, nga të cilat ka kërkuar që të shtojnë presionin ndaj Serbisë për të ndalur nxitjen e veprimeve të dhunshme në veri të Kosovës.
"Qeveria është duke i marrë tri masa paralelisht, në radhë të parë me organet e rendit në Kosovë duke rritur shkallën e gatishmërisë së tyre, në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in. Angazhimi i dytë është që të ketë koordinim dhe kontakt të plotë me qytetarët e për t'i stimuluar që të vazhdojnë jetën atje, për të mos pasur panik dhe për të rritur shkallën e besimit në institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë. Angazhimi ynë i tretë janë kontaktet me bashkësinë ndërkombëtare duke kërkuar që të bëhet presion në qeverinë e Beogradit, që të mos bëjnë veprime destruktive dhe të dhunshme në territorin e Republikës së Kosovës"-deklaroi Kuçi.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për kompensimin e dëmeve në pronat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës, që u dogjën fundjavën e kaluar nga një grup serbësh. Zëvendëskryeministri Kuçi tha se përmes kompensimit të dëmeve materialeve që iu janë shkaktuar pronave të shqiptarëve, qeveria synon të nxisë normalizimin e jetës për banorët e atjeshëm.
"Është një stimulim për të rikthyer punën dhe jetën në atë pjesë, është një përkujdesje për qytetarët e Republikës së Kosovës në cilëndo pjesë të territorit, sikur që është edhe një përkushtim politik për Kosovën, për qytetarët dhe çdo pjesë të saj", u shpreh Kuçi.