Greqisë i interesojnë të drejtat e njeriut në Kosovë
Respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë është kusht shumë i rëndësishëm në procesin integrimit në Bashkimin Europian, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Drucas, pas një takimi që ka zhvilluar me homologun e tij serb, Vuk Jeremic.
Drucas dhe Jeremic janë takuar në Athinë dhe kanë biseduar kryesisht për të ardhmen europiane të Serbisë dhe rajonit, njoftojnë burimet zyrtare të të dyja vendeve.
Jeremic e ka falënderuar Greqinë “për mbështetjen e dhënë në perspektivën europiane, në luftën për të ruajtur integritetin e sovranitetin mbi Kosovën si dhe në bashkëpunimin ekonomik”.
Sa i përket Kosovës, shefi i diplomacisë greke ka nënvizuar se për Athinën “më e rëndësishmja është respektimi i të drejtave të njeriut atje”.