E informon Hysenin
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, ka takuar të shtunën ambasadorin francez në Kosovë, Jean-Francois Fitou, nga i cili ka mësuar detajet e përgatitjes që Ministria e Jashtme e Francës po bën për pjesëmarrjen e Ministrit Hyseni në Konferencën Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e cila do të mbahet në Nice të Francës më 29-31 maj.
“Pjesëmarrja e Ministrit Hyseni në këtë konferencë vjen pas ftesës që i është bërë atij nga Ministri i Jashtëm i Republikës franceze, Bernard Kouchner, gjatë vizitës së Ministrit Hyseni në Paris më 3 maj. Në konferencën e Nices, Ministri Hyseni pritet të takojë përfaqësues dhe homologë nga vende të ndryshme anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ministri Hyseni po ashtu do të takohet edhe me disa ministra nga vende anëtare të kësaj organizate që tashmë e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në një komunikatë të MPJ’së.
“Ministri Hyseni edhe njëherë e falënderoi Ambasadorin francez për ftesën dhe angazhimin e diplomacisë franceze në mbështetje të Kosovës. Gjatë takimit të sotëm të Ministrit Hyseni me Ambasadorin Fito është biseduar po ashtu edhe për situatën e përgjithshme në Kosovë, si dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në Konferencën e Sarajevës”, vazhdon komunikata.