Mustafa: Pranimi i LDK-së në EPP, sukses i Kosovës

Mustafa ka thënë se pranimi i LDK-sё nё familjen e EPP ёshtё njё mesazh i qartë pёr Evropianët e Rinj, si dhe pёr tё gjithё qytetarёt e Kosovёs, se Evropa ёshtё gati t’i mirёpres ata nё momentin qё janё plotёsuar kriteret dhe janё bёrё reformat e duhura pёr kёtё.
“Kjo shkon në favor tonin, sepse edhe ne dëshiroj që lëvizja e njerëzve tanë në Evropë ashtu siç e kanë lëvizjen të gjithë qytetarët tjerë të Evropës. Nuk dëshiroj të ju mbaj fjalim sot se qëllimi është të tubohemi këtu të bisedojmë bashkërisht që bashkërisht të kremtojmë edhe ne të LDK-së edhe mysafirët tanë që janë së bashku me ne, që të gjithë bashkërisht të punojmë në mënyrë evropiane dhe të realizojmë atë që Rugova gjithmonë e ka pas si objektiv themelorë të LDK-së që ne të integrohemi në Evropë dhe të mbajmë miqësi me SHBA-të”, ka thënë Mustafa.
Ndryshe, pranimi i LDK-së, në Partinë Popullore Evropiane (EPP), u bë dje në kongresin e EPP-së, me ç’rast të pranishmëve, me një fjalë rasti, u ishte drejtuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. /kosovapress/