Greta Koçi fillon fushatën

Këngëtarja Greta Koçi ka kohe qe ka nisur të angazhohet dhe të merr pjesë në aktivitete të ndryshme politike, duke e nisur fillimisht si këngëtarë në mitingje partiake.
Ajo ka nisur fushatën e saj, pasi eshte e pranishme në listën e kandidatëve në Tiranë, ku do të jetë edhe kryeministri Sali Berisha.Mediat shqiptare kane publikuar fotografi te kengetares e cila po shfrytëzojnë zërin dhe popullaritetin si trampolinë për tu hedhur në politikë.
Pasi PD-ja publikoi listën e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partia e djathtë erdhi me një zëvendësim. Greta Koçi zuri vendin e Sahit Dollapi, i cili thuhet se u largua për shkak të renditjes jo të favorshme. Një emër tjetër në listat e PD-së është edhe sportistja bionde Klodiana Shala. /Indeksonline/