Greuvski: Do zgjidhim çështjen e emrit
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi sot se qeveria që drejton ai po zhvillon bisedime për emrin me qëllim të qartë që të gjehet zgjidhje dhe se ka vullnet dhe dëshirë për ta mbyllur këtë çështje.
Duke i komentuar konstatimet e liderit të opozitës Branko Cërvenkovski të dhëna në intervistën për një televizion kombëtar, Gruevski tha se nuk është korrekte nga një njeri që 15 vjet ka zhvilluar bisedime "proforma" për kontestin me fqinjin jugor të akuzojë për një gjë të tillë.
"është jokorrekte nga një njeri që 15 vjet ka zhvilluar bisedime 'proforma' për emrin dhe që kjo gjë nuk është sekret, ndonjëherë mes rreshtash vetë e pranon, të thotë se ne zhvillojmë 'proforma' bisedime.
“Ne zhvillojmë bisedime me qëllim të qartë, të gjejmë zgjidhje. Dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë. Kemi vullnet politik, kemi dëshirë dhe interesi ynë është që të gjehet zgjidhje, me këtë rast duke pasur kujdes ndaj interesave kombëtare dhe shtetërore”, deklaroi Gruevski.
(m.a/ina/BalkanWeb)