E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, përmbytet fusha ku stërvitet skuadra e Kastriotit

KRUJE- Përmbytet tërësisht fusha e futbollit ku stërvitet ekipi i Kastriotit të Krujës. Shkak i përmbytjes janë bërë shirat e shumtë të rëna gjatë këtyre ditëve por edhe mungesa e drenazhimit të fushës prej vitesh. Në këtë fushë përvec ekipit të Kastriotit, stërviten edhe ekipet e moshave të ndryshme.

Si pasojë e kësaj gjendjeje të krijuar në këtë fushë futbolli, ekipi i superligës “Kastrioti” ka zhvilluar stërvitjen në Kamëz, ndërsa ekipet e moshave duke filluar qysh nga ekipi i të rinjve janë prej shumë ditësh pa stërvitje ose në ndonje rast stërviten nëpër kalcetot private.

Për ta mirëmbajtur këtë fushë në gjendje normale nuk është bërë asnjë lloj investimi prej më shumë se 20 vitesh.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›