Greuvski e Papandreu takohen të enjten në Bruksel
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe homologu i tij grek, Jorgos Papandreu të enjten e ardhshme do të takohen për të biseduar lidhur me kontestin e emrit.
Takim do të zhvillohet në Bruksel. Takimi, siç informoi pres-shërbimi qeveritar, është në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe është pjesë e përpjekjeve në funksion të procesit, i cili udhëhiqet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për emrin.
Ndërkohë nga MPJ e Maqedonisë kanë bërë të ditur se deri në fund të muajit do të zhvillohet një takim i radhës edhe midis ndërmjetësit, Mattew Nimetz dhe palëve negociatore.
Burime pranë zyrës së ndërmjetësit të OKB-së për kontestin e emrit, Nimetz bëjnë të ditur se po përgatitet një propozim i ri, i cili do t'i shtrohet të dyja palëve.
Me zgjidhjen e çështjes së emrit, Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s dhe do të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE.