Athinë, atentat përfaqësuesit të emigrantëve
Policia greke thotë se një shpërthim bombe sot në Athinë jashtë shtepisë se një udhëheqësi të komunitetit pakistanez shkaktoi dëme por nuk pati viktima.
Zyrtarët e rendit thonë se shpërthimi në qendër të Athinës ndodhi pas një telefonate anonime paralajmëruese ndaj një gazete dhe një televizioni privat.
Askush nuk e ka marrë persiper sulmit. Ky ishte incidenti i dytë në qendër të Athinës në më pak se 24 orë pas një shpërthimi bombe mengjesin e të premtes në një ndertesë ku ka zyrat grupi i djathtë "Golden Dawn".
Po ashtu shperthimi i së premtes u paralajmëruar me një telefonatë anonime dhe askush nuk e ka marrë përsipër autorësinë.
Militantët grek të së majtës ekstreme kanë zhvilluar sulme me bomba ndaj simboleve të pasurisë dhe fuqisë shtetërore gjatë vitit të kaluar