Tadiç nuk merr pjesë në samtin e Ballkanit
Kryeministi slloven Borout Pahor dhe presidenti serb Tadiç.
Kryeministri slloven nuk mundi ta sjellë liderin serb në samit.
Lideri serb Boris Tadiç nuk ka marrë pjesë në konferencën e Bërdos.
Objektiva kryesore e këtij samiti është anëtarësimi në BE i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor që tregojnë deshirën e mirë dhe vullnetin e përbashkët për bashkëpunim.
Presidenti serb e bojkotoi këtë konferencë, ku marrin pjesë udhëheqësit e rajonit si dhe përfaqsues të Be-së, për shkak të prezencës së kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.
Beogradi, nuk njeh pavarësinë e Kosovës ndaj nuk pranon të marrë pjesë nëpër takime ku përfaqësues të saj prezantohen si anëtarë të një shteti të pavarur.