Greva, dy grevistë të tjerë dërgohen në spital

Në ditën e 18-të të grevës së urisë dy grevistë të tjerë ka lënë grevën e urisë. Elez Braha 43 vjeç nga Kukësi dhe pak minuta më vonë edhe Fazlli Rustemaj nga Malësia e Madhe janë detyruar të lërë grevën e urisë. Ata janë dërguar urgjentisht në repartin infektiv në QSUT pas gjendjes së rënduar shëndetësore dhe komplikacioneve që kishin në stomak. Kështu arrin në 58 numri i grevistëve të cilët janë larguar nga greva e urisë që nga fillimi i saj.
Ndërkohë paraditen e sotme në spital është dërguar edhe deputetja e PS-së Olta Xhaçka si pasojë e luhatjeve të tensionit dhe dhimbjeve të forta në stomak.
Rreth orës 13:00 një tjetër mbështetës i opozitës është detyruar të braktisë çadrat ku po zhvillohet greva e urisë, për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore. Oltian Ruçi la grevën e urisë dhe u dërgua për mjekin në spital.
Në orën 09:43 të mëngjesit të sotëm la grevën edhe grevisti Preng Tuci, 62 vjeç .
Ndërkohë gjendja e grevistëve, të vendosur në bulevard, para godinës së kryeministrisë vazhdon të rëndohet më tej ndërsa ende nuk është arritur zgjidhja ngërçit politik.