E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Moratti: Bashkëpunim konkret për ekspozitën "Ekspo 2015"

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot Kryetaren e Bashkisë së Milanos Letizia Moratti. Bashkëpunimi konkret për Ekspozitën Universale "Ekspo 2015", që do të zhvillohet në Milano ishte temë qendrore e bisedës mes Kryetares së Kuvendit dhe zonjës Moratti.

Për Kryetaren e Kuvendit "Ky eveniment botëror është një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, por edhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë, burimeve dhe potencialit të madh për investime, arsimit, turizmit dhe kulturës shqiptare.

Kryetarja e Bashkisë së Milanos shprehu kënaqësinë për firmosjen e marrëveshjeve ekonomike me Qeverinë shqiptare dhe për hapjen e horizonteve të reja të bashkëpunit, veçanërisht përmes "Ekspo 2015". "Jemi të gatshëm dhe kemi të gjithë vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimin, jo vetëm në ekonomi, por edhe në fusha si edukimi, infrastruktura apo mbështejta sociale" theksoi Topalli. Kryetarja e Kuvendit dhe zonja Moratti, ish ministre e sukseshme e arsimit, diskutuan edhe për bashkëpunimin universitar mes dy vendeve. është inkurajuese tha Kryetarja e Kuvendit që mijra të rinj shqiptarë shkëlqejnë në Universitet më në zë të Italisë dhe kjo është një bazë e fortë për rritjen e shkëmbimve në këtë fushë.

Duke ndarë të njëjtin mendim me Kryetaren e Kuvendit, Zonja Moratti vlerësoi arritjet e komunitetit shqiptar në Milano, veçanërisht në fushën e biznesit, të cilët kanë ngritur dhe forcuar sipërmarrjet e tyre në këtë qytet, ashtu si në të gjithë Italinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›