Greva e ish të burgosurve, ASHR: Po mbikqyren 24 orë në 24

Grevistët po mbikqyren 24 orë në 24. Ky ka qenë raportimi i fundit i Autoritetit Shëndetësor Rajonal lidhur me situatën e ish të burgosurve politikë në ditën e 14 të grevës së urisë. Sipas ASHR-së gjendja e tyre ka ardhur drejt përkeqësimit, cfarë ka bërë që në dy ditët e fundit të kryen 55 vizita dhe trajtime mjekësore.
“Prej ditësh është vendosur shërbimi shëndetësor 24 orë për grevistët. Mjekët me autoambulanca dhe mjetet e nevojshme të urgjencës janë vendosur pranë ambjenteve të grevës. Dy ditët e fundit janëkryer 55 vizita dhe trajtime mjekësore. Janë transportuar drejt QSUT-së 3 grevistë. Të gjithë grevistët janë kartelizuar dhe po mbahen nën kontroll të vazhdueshëm” thuhet në deklaratën e ASHR-së.
Autoriteti Shëndetësor garantoi se shërbimi 24 orë do të vazhdojë deri në përfundim të grevës së ish të burgosurve.