E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga drejt Shëngjergjit në fazën përfundimtare

Shëngjergji është fshat që ndodhet rreth 37 km larg Tiranës dhe për të shkuar duhet të kalosh më parë Qafe Priskën. E nëse Shëngjergji nga kryeqytetasit dikur nuk ka ngjallur interes, tashmë kanë filluar të investohet në biznese të reja. Për fat të keq, banorët e kësaj zone përgjatë dimrit kanë vuajtur izolimin e plotë nga dëbora dhe dikur për të shkuar në Tiranë atyre u duheshe më shumë se 3 orë.

Nisur nga kjo gjendje dhe në anën tjetër duke menduar në zhvillimin e Zonës, Fondi shqiptar i zhvillimit, në bashkëpunim me donatorët e huaj kanë ndërtuar këtë rrugë të re që shmnag plotësisht kalimin nga rruga e dikurshme. Plotësisht janë asfaltur mbi 17 km rrugë dhe infrastruktura ka të gjithe standardet e nevojshme, sinjalistike dhe bankina anësore për të shmangur çdo aksident të mundshëm.

Duke parë vijëmësinë e asafaltimit drejtori i fondit shqiptar të zhvillimit Benet Beci tha se kjo rrugë lehtëson komunikimin e 12 fshatrave.
Ndërsa vetë banorët thonë se dikur kjo ka qenë një zonë e izoluar dhe me rrugë të amortizuar, ndërsa tashmë rruga ka kthyer besimin në zhvillimin e fshatit.
 

Gjerësia e asfaltit është mbi 4.75 m ndërsa fillimisht është punuar edhe me sistemin e kanalizimeve. Në këtë rrugë të asfaltuar janë ndërtuar 4 ura të reja si dhe vepra të tjera të artit. Kjo rrugë e re jo vetëm që ka shkurtuar distancën me Tiranën dhe shmang izolimin nga dëbora përgjatë dimrit por pritet të zgjerojnë interesin për ta parë Shëngjergjin si një zonë turistike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›