E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e ish-të burgosurve politikë, KSHH mbojtje për Pal Shqefnin

TIRANË- Sot shënohen 18 ditë, nga dita ku një grup-ish të përndjekurisht politikë, kanë nisur një grevë në shenjë proteste kundër qeverisë.

19 persona vijonë grevën në dz çadra të improvizuara në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ndërkohë që shprehen se “nuk lëkunden nga kërkesat e tyre ekonomike dhe politike” deri në vetëflijim.

Dje një ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe jo vetë. Ish- i përndjekurit, Gjergj Ndreca tentoi të vetëflijohej duke u lyer me benzinë, ndërkohë që grevisti Llazi Koçi, humbi ndjenjat në përpjejke [për të shuar flakët mikut të tij.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në repartin e djegies në QSUT, ku Koçi pasi mori mjekimet e nevojshme iu rikthye grevs, ndërkohë që Ndreca sipas bluzave të bardha vijon në terapinë intesvie,pasi ka marrë djegie në 40% të sipërfaqes së trupit.

Policia menjëherë pas aktit ekstrem ka dhënë një tjetër version në lidhje me ngjarjen e rëndë. Sipas policisë, Gjergj Ndreca u lye me benzinë, ndërsa grevisti Pal Shqefni dyshohet se i vuri flakën. Blutë kanë arrestuar Shqefnin, ndërkohë sot Komiteti Shqiptar i Helsinkit ofroi një avokat për ish të burgosurit e akuzar se I ka vënë flakën shokur të tij.

Teksa Ndreca vijon të marrë mjekimet e nevojshme në spital mësohet se Lavdosh Beqo ka zënë vendin e tij në grevë.

Ish- të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit në dy çadra pranë zonës "Komuna e Parisit" një grevë urie, e cila pritet të zgjasë, për shkak se Qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Sipas ish- të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar. Ata theksojnë se gjithçka ndodhi për shkak të tjetërsimit të ligjeve që Qeveria bëri në kundërshtim me Kushtetutën. 

Lajmi vijon ...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›