E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e ish-të përndjekurve, 3 përfaqësues takim me Nishanin

TIRANE- Ish-të burgosurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 21-të të grevës së urisë. Me kalimin e ditëve është rënduar edhe gjendja e tyre shëndetësore.

Skënder Tufa, kordinatori i kësaj greve sqaroi sot për News 24 se për grevistët tashmë është hapur një dritë jeshile, pasi kanë nisur negociatat.

Ai u shpreh se përfaqësues të grevës janë takuar me zv.ambasadorin e SHBA-ve, ndërsa tre prej tyre pritet të takojnë Presidentin Bujar Nishani.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›