E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar ia dorëzoi Mustafës dokumentin e Studimit të Fizibilitetit

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa të enjten ka pritur në takim përfaqësuesin e BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, i cili, kryetarit Mustafa në mënyrë zyrtare ia dorëzoi Studimin e Fizibilitetit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Mustafa dhe Zhbogar theksuan se dokumenti i Studimit të Fizibilitetit është një dokument i rëndësishëm për Kosovën dhe paraqet në hap me tutje në proceset integruese të vendit.

Ata u pajtuan se të gjitha institucionet e vendit, qofshin qendrore apo edhe lokale duhet të punojnë intensivisht që të plotësohet kërkesat e KE-së të paraqitura në dokumentin e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën.

Kryetari Mustafa theksoi se të gjitha subjektet me rendësi në vend dhe të gjitha institucionet, në të cilat bie përgjegjësia e realizimit të këtyre kërkesave, duhet jenë konstruktive në plotësimin e këtyre kushteve.

Mustafa dhe Zhbogar u pajtuan që në të gjitha proceset politike në vend, Kuvendi i Kosovës duhet të këtë rol me të madh dhe duhet të jetë ai që duhet të jap pëlqimin për këto procese.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›