E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva e ish-të përndjekurve: Nuk tërhiqemi pa plotësimin e kërkesave

Për vite me radhë kanë vuajtur dënimin me burg për arsye politike, por ish-të përndjekurit rrëfejnë se dënimi më i rëndë për ta ka qenë harresa e qeverisë, harresë e cila po vijon edhe gjatë grevës së tyre të urisë.
 

Terësisht të revoltuar, 25 ish-të përndjekurit politik kanë hyrë në ditën e 5 të grevës dhe nuk japin asnjë shenjë tërheqjeje, pavarësisht shëndetit të përkeqësuar, duke deklaruar se janë gati të flijohen në rast se kërkesat e tyre nuk përmbushen. Ata kërkojnë zgjidhje të kërkesës që i çoi deri në këtë reagim të fortë, që lidhet me perjashtimin e tyre nga e drejta per te marre demshperblim per ditet e burgut te kryera gjate periudhes komuniste.
 

Demshperblimi i ish- të përndjekurve politike po vijon normalisht, per ate pjese e cila eshte perfshire ne skemen e miratuar rreth nje vit me pare. Ne Shqiperi zyrtarisht rezultojne rreth 22 mije ish te burgosur politike, te cilet u burgosen gjate kohes se komunizmit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›