E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Kosova e gatshme për dialog politik

Brukseli asnjëherë nuk bën kërkesë që do ta dëmtonte Kushtetutën e Kosovës dhe Pakon e Ahtisaarit, të cilën ne e kemi negociuar bashkë me Bashkësinë ndërkombëtare në vitet 2005-2007. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, duke u përgjigjur deklaratës së Përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton, se Kosova dhe Serbia duhet të bëhen gati për vendime të vështira. Sa i përket dialogut, Kuçi tha se Kosova ka plan për bisedime dhe në momentin kur të finalizohet ai do të dërgohet në Kuvend.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha sot se Brukseli ka bërë ftesë për dialog politik me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
 

Duke komentuar deklaratat e zyrës së përfaqësues së lartë për politike të jashtme dhe Siguri Catherine Ashton, se Kosova dhe Serbia duhet të bëhen gati për vendime të vështira, Kuçi tha se Brukseli asnjëherë nuk bën kërkesë që do ta dëmtonte Kushtetutën e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›