Serbi, rrëzohet avioni, vdes piloti

Një pilot ushtarak serb ka gjetur vdekjen pasi aeroplani i tij është rrëzuar në afërsi të Beogradit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat locale të cilat theksojnë se aeroplani Lasta V-54 është rrëzuar në një rrugë në Nova Pazova, 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit.
Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit të avionit dhe nëse ka viktima të tjera nga aksidenti ajror.