E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modele italiane për bujqësinë

Shfrytëzimi i modeleve dhe përvojës italiane në mbështetjen e bujqësisë janë një përvojë që mund të shfrytëzohet edhe në Shqipëri. Për këtë është diskutuar nga ministri shqiptar i Bujqesisë Genc Ruli i cili në krye të një delegacioni ekspertësh ka vizituar Italinë me ftesë të homologut të tij italian.

Duke synuar ripërtëritjen e bashkëpunimit mes dy dikastereve dhe konkretizimin e kësaj në një marrëveshje bashkëpunimi ministri shqiptar Ruli dhe ai italian Galan janë përqëndruar në tema të tilla si zhvillimi rural, agroturizmi dhe sistemi i financimit dhe sigurimeve në bujqësi.

Pjesë e bisedimeve kanë qenë edhe referimet e ekspertëve italianë për problematikën e buyjqësisë në kuadrin e zhvillimeve evropiane. Kështu janë sjellë modelet e institucioneve të zhvillimit rural në qendër dhe rajonë, funksionimet e agjensive të pagesave, ngritja e sistemëvë të sigurimit të produkteve bujqësore nga fatkeqësitë e natyrës.

Po ashtu janë sjellë në vëmendje të ekspertëve shqiptarë edhe përvojat e fermerëve italinë në prodhimet bio dhe në fushën e sigurisë së shëndetit të kafshëve.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›