Greva e minatorëve, Ministria e Ekonomisë gjobit me 56 milionë kompaninë ACR
Ministria e Ekonomisë ka reaguar më në fund për situatën e krijuar me minatorët e Bulqizës, të cilët kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie 1400 metra nën tokë.
Ministria ka gjobitur firmën koncensionare ACR, e cila nuk ka kryer asnjë investim gjatë vitit 2009 për përmirësimin e kushteve të punës.
Sipas ministrisë, kjo kompanië duhej të shpenëzonte 3.4 milionë dollarë për përmirësimin e kushteve në minierë, gjë që nuk e ka bërë.
Për këtë arsye, ka vendosur që ta gjobisë atë me 56 milionë lekë, ndërkohë që pak ditë më parë i ka pezulluar pjesërisht edhe licensën.
Firmat koncensionare, sidomos për minierat janë kthyer në një problem, pasi nuk kryejnë asnjë investim, edhe pse e kanë të detyruar këtë gjë.
Minatoret e Bulqizës ndërkohë vijojnë grevën e tyre nëntoke. Grevistët e urisë shprehen të vendosur t’i shkojne deri në fund protestës së tyre deri në plotësimin e kërkesave.