Jorida Tabaku nënkryetare e Bashkisë Tiranë
27/07/2011 Lulzim Basha në ditën e parë të punës, nis me prezantimin e stafit
Priten emërimet e nënkryetarëve të tjerë, Flamur Kuçi merr urbanistikën
Nga dita e djeshme Jorida Tabaku do të jetë në krah të kryebashkiakut të ri Lulzim Basha në drejtimin e bashkisë më të madhe në vend. Tabaku, e cila ka qenë një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të Bashës gjatë fushatës zgjedhore të 8 majit, është prezantuar nga vetë Basha si nënkryetarja e re e bashkisë së kryeqytetit. Mesditën e djeshme në konferencën e tij të parë për shtyp dhënë në ambientet e zyrës së tij, kryebashkiaku Basha u shpreh dje se emërimi i Jorida Tabakut është në përputhje të plotë me frymën që ka përfshirë tanimë bashkinë. “Kam besim të plotë se shërbimi ndaj qytetarëve do të jetë refren i përhershëm i punës së nënkryetares së re. Nisur nga eksperienca e saj akademike, unë do t’i kërkoj të angazhohet në zhvillimin ekonomik dhe punësimin”, - nënvizoi në prezantimin e tij kryebashkiaku Basha. Sipas tij, puna e stafit të ri të bashkisë është afatgjatë, ku puna me të rinjtë është një aspekt i rëndësishëm.
Ndërsa nënkryetarja e sapoemëruar Jorida Tabaku e cilësoi si ambicioz portofolin e saj zyrtar të lidhur kryesisht me punësimin dhe investimet e huaja. “Punësimi është sfida e ardhshme për Bashkinë e Tiranës. Kryeqyteti ynë ka pësuar shumë ndryshime, por ka shumë potenciale ende të pashfrytëzuara. Unë jam e sigurt se ndryshimet që do të bëjmë do të ndikojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, - u shpreh Tabaku. Ajo tha se “Tirana është e para” nuk është slogan elektoral, por një mision që do ta realizohet me punën e përbashkët.
Profil
Zyrtarisht Jorida Tabaku dha dje dorëheqjen nga posti i zëvendësministres së Integrimit për t’u emëruar pak orë më pas nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Ajo është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Tiranës në degën e administrim-biznesit, “Doktor i shkencave” në fushën e sipërmarrjes dhe financimit të biznesit të vogël. Që nga viti 2002 ajo ka punuar si lektore në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. Prej vitit 2001 ajo është anëtare e PD-së. Për më se 5 vjet ajo ka ofruar konsulencë në kuadrin e një projekti të DFID-së për shumë ministri të linjës në fushën e hartimit të politikave dhe të buxhetimit.
Lulzim Basha
“Emërimi i saj në këtë detyrë është në përputhje me frymën e bashkisë, shërbimit ndaj qytetarëve. Kam kënaqësinë që jo vetëm për shkak të historisë së origjinës së familjes Tabaku, por dhe kredencialeve të zonjës Tabaku shërbimi ndaj qytetarëve do të jetë primar. Prioritet e saj do të jenë hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi ekonomik dhe përvoja e saj e mëparshme për përballimin me sukses të sfidave të mëdha. Puna jonë do të jetë afatgjatë. Puna me rininë do të jetë aspekt i rëndësishëm i nënkryetares së re”, - u shpreh dje kryebashkiaku i Tiranës.
Jorida Tabaku
“Falënderoj qytetarët për mundësinë që na dhanë. Portofoli që do të drejtoj do të jetë ambicioz, do të lidhet me punësimin dhe nxitjen e investimeve të huaja, sfidat e bashkisë. Në këto vite kemi parë ndryshme të mira në Tiranë, por ka ende shumë potenciale të pashfrytëzuara. Tirana është qyteti im, jam e sigurt se ndryshimet që Tirana do të ketë 4 vjet do të ndikojnë në jetën e tiranasve për 100 vjetët e ardhshëm”, - u shpreh dje nënkryetarja e re e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku.
Emërimet e reja pritet të përfundojnë brenda javës
Flamur Kuçi drejtor i urbanistikës, Ahmetaj merr policinë bashkiake
Vendet vakante të krijuara nga dorëheqja masive e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës do të plotësohen brenda kësaj jave. I pyetur dje nga gazetarët e pranishëm në lidhje me emërimet e tjera në bashki, në fund të prezantimit të nënkryetares Tabaku kreu i bashkisë më të madhe në vend, Lulzim Basha, tha se në ditët në vazhdim do të mësohen dhe emrat e rinj. Burime brenda Partisë Demokratike theksuan se po punohet për shqyrtimin e kandidaturave të mundshme, ndërkohë që mësohet se në krye të policisë Bashkiake mendohet të vendoset Krenar Ahmetaj, aktualisht komandant i autostradave në drejtorinë e Policisë Rrugore. Ndërsa. Ndërsa Këshilltari i kryeministrit Berisha për çështjen e pronave dhe kontrollin e territorit Flamur Kuçi pritet të emërohet drejtor i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës. Prej vitesh ai është një njohës i mirë i çështjes delikate siç është sektori i pronave në Shqipëri. Kuçi në këtë post vjen pas premtimeve të Bashës për zhbllokimin e ndërtimit në Tiranë dhe dhënien e hipotekave për të gjithë qytetarët që kanë blerë shtëpinë, por nuk e kanë regjistruar. Ndërsa për postin e nënkryetarit tjetër të Bashës pritet të jetë një propozim nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ende nuk ka një emër zyrtar nga LSI-ja, por kandidatura e mundshme pritet të bëhet publike gjatë dy ditëve të ardhshme.
Më 31 korrik do të zhvillohen zgjedhjet vendore në 9 komuna të vendit
KQZ gati për votimet e së dielës
Olli: Për të zhvilluar zgjedhje të mira nevojitet edhe ndihma e subjekteve zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon për zhvillimin e zgjedhjeve në 10 njësi vendore në vend këtë të diel. Me përfundimin e tyre KQZ-ja do të përmbyllë procesin zgjedhor të 8 majit, ku do të shpallë të gjitha rezultatet përfundimtare të tyre. Bëhet fjalë për 9 komuna në të disa qarqe të vendit, ku do të përsëriten zgjedhjet për shkak se më 8 maji ose nuk u votua fare, ose sepse më pas procesi u dëmtua dhe gjykata vendosi pavlefshmërinë e tyre. Fillimisht ka qenë Kolegji Zgjedhor ai që vendosi dje të miratojë aktin e përgatitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve edhe në tri komunat e fundit: në Pishaj, Mollas dhe Shllak, ku nuk u votua fare më 8 maji për shkak të ngatërresave me fletët e votimit. Më parë Kolegji kishte vendosur për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në 6 komuna të tjera: Shllak, Papër, Zall Dardh, Armen, Shal dhe Finiq, ku megjithëse më 8 maj u votua, gjatë hetimit administrativ dhe atij gjyqësor u konstatuan shkelje të rënda, që ndikonin në rezultat. Me përmbylljen e procesit gjyqësor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së enjtes vendosi që këto 9 komuna t’i çojë në votime të dielën e 31 korrikut. KQZ-ja njoftoi dje se baza materiale për këto njësi vendore do të dërgohet 48 orë para ditës sëvotimit, siç parashikohet në procedurat ligjore. Po ashtu KQZ-ja theksoi se kanë përfunduar procedurat teknike për ngritjen e grupeve të punës, grupeve të numërimit, inspektorët e KQZ-së. Në një prononcim të dhënë dje për mediat zëdhënësi i këtij institucioni Leonard Olli sqaroi se për të zhvilluar zgjedhje të mira nevojitet edhe ndihma e subjekteve zgjedhore. Duke iu referuar problematikave të ditës së votimit, ku në komunën Shllak nuk u paraqitën komisionerët e Partisë Socialiste, Olli theksoi se nuk ka dijeni për ndonjë bojkot të opozitës në këto minivotime, por gjithsesi ai nuk e përjashtoi mundësinë e tij, duke qenë se në mbledhjen e KQZ-së përfaqësuesit e saj nuk janë paraqitur. Sipas KQZ-së, rezultati zyrtar final do të dalë në çastin që do të mbarojë procesi i votimit dhe shpallja e rezultatit të 10 komunave, por, edhe pse ky rezultat ende nuk ka dalë, 374 njësitë e tjera vendore kanë vijuar punën normalisht, duke përfshirë këtu edhe Bashkinë e Tiranës, e cila fronësoi dy ditë më parë kryebashkiakun e ri Lulzim Bashën. Të enjten KQZ-ja miratoi dhe një akt me disa pika, ku veç datës së votimit janë përcaktuar dhe disa elemente të tjera të domosdoshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Kështu, në total për 9 komunat e mësipërme do të votohet në 102 qendra votimi. Vulat do të jenë thuajse të njëjta me ato të 8 majit, veçse në to do të shtohet germa “P”, që tregon se janë zgjedhje të përsëritura. Shoqëria që prodhoi fletën e votimit të 8 majit do të bëjë dhe prodhimin e fletëve të reja të votimit, që do të jenë me të njëjtën ngjyrë dhe format si të parat.
Vazhdon qarkullimi i pjesshëm i automjeteve, Basha e shpalli prioritet
Bashkia e Tiranës, rinisin punimet në sheshin “Skënderbej”
Pluhur në verë dhe përmbytje në kohë shirash është pamja e qendrës së Tiranës, që e shoqëron atë në një refren dyvjeçar. Emërimi i Lulzim Bashës në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës duket se ka sjellë dhe rifillimin e punimeve në sheshin “Skënderbej”. Për shkak të zgjedhjeve vendore të 8 majit dhe tejzgjatjes së shpalljes së fituesit të garës elektorale, punimet në këtë shesh kanë ecur me ritme të ngadalta gjatë këtyre tre muajve. Në një konstatim të bërë dje makineritë dhe punonjësit e firmës belge gjatë ditës së djeshme ishin në efiçencë të plotë.
Akset e bllokuara
Ndonëse duhej të kishin përfunduar në fund të muajit dhjetor 2010, punimet e fazës së parë për rigjallërimin e sheshit “Skënderbej” nuk kanë përfunduar ende. Pas zhbllokimit të aksit rrugor që lidh qendrën më stacionin e trenit (te 15-katëshi), i cili ka qenë i bllokuar prej punimeve, prej muajsh vazhdon të jetë e bllokuar rruga te xhamia. Çdo ditë automjetet devijojnë këtë rrugë duke kaluar në rrugën pas bashkisë, te hotel “Drini”, për të vijuar te bulevardi “Zhanë d’Ark”. Punimet në Sheshin “Skënderbej” kanë nisur në fund të muajit shkurt të vitit 2009, ndërsa pritet akoma të përfundojë ndërtimi i dy galerive nëntokësore. Galeria e parë do të fillojë të ndërtohet në bulevardin “Zogu I” pranë “Veve Center”, do kalojë përpara Pallatit të Kulturës, përpara ndërtesës së Bashkisë dhe do të përfundojë në kryqëzimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Myslym Shyri”. Galeria e dytë do fillojë të ndërtohet në Rrugën e Kavajës përpara ndërtesës së Bankës së Shqipërisë, do të përshkojë sheshin e sotëm përpara monumentit të Skënderbeut dhe do përfundojë në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me unazën e vogël.
Basha në luftë me betonin
Gjatë fushatës së tij për kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është shprehur se Tiranës i duhen rikthyer zonat e gjelbra dhe këndet sportive. Ai është shprehur se projekti i tij për Tiranën nuk parashikon beton, por do të përpiqet të marrë masa për rritjen e cilësisë së jetesës, duke e kthyer kryeqytetin në një ambient të shëndetshëm për të jetuar. “Ka kohë që ambientet sportive janë nën sulm, i sulmon dhe i kafshon betoni. Së bashku do të angazhohemi që të bëjmë një kundërsulm të fuqishëm të sportit ndaj betonit, duke bërë ambiente sportive në çdo lagje të Tiranës dhe duke i mundësuar çdo fëmije në Tiranë që të jetojë një jetë të shëndetshme sportive”, - është shprehur Basha.
Projekti i studios belge
Qendra e sheshit në formë piramide
Sipas projektit të studios belge “51N4E” është parashikuar që qendra e sheshit “Skënderbej” të ngrihet në nivel, në formën e një piramide, nga kulmi i së cilës mund të shihet i gjithë sheshi. Brenda kësaj hapësire do të ndërtohen shatërvanë, ku uji do të jetë i ngjyrave dhe sasive të ndryshme. Ndërtesat ekzistuese nuk do të preken, por do të ndërhyhet tek Teatri i Operës dhe Baletit, ku do të ndërtohet një hyrje e re, me qëllim që t’i jepet më shumë jetë kësaj godine. Gjithashtu do të ngrihen disa ndërtesa me lartësi të njëjtë, të cilat do të shërbejnë si qendra tregtare. Për sheshin “Skënderbej” u organizua dy vjet më parë një konkurs ndërkombëtar. Në garë ishin disa studio të huaja, ndërsa rezultoi fituese studioja belge. Transporti publik do të ketë prioritet, ndaj është menduar që të ndërtohen korsi të caktuara vetëm për autobusët. Në projekt përfshihet edhe plani për këmbësorët. Është parashikuar ndalimi i qarkullimit të makinave, sheshi do të jetë i rrethuar nga një kurorë e gjelbër, që do të realizohet përmes pemëve të shumta. Bashkia e Tiranës do të sjellë risi në këtë shesh edhe infrastrukturën nëntokësore, e cila do të shërbejë për ta kthyer sheshin, sipas dëshirës dhe rasteve të caktuara, në një shesh me shatërvanë të lartësive të ndryshme, ose në një shesh pa asnjë pikë ujë. Sipas projektit, brenda sheshit do të ndërtohen kopshte, mjedise të hapura për aktivitete, bare dhe kafe.