Tiranë, plumba gardistit pas një aksidenti automobilistik
Një aksident i lehtë automobilistik në lagjen Ali Demi në Tiranë, ka bërë që personat e përfshirë në të të nxjerrin armët dhe të shkëmbejnë zjarr me njëri-tjetrin.
Sipas burimeve të policisë, dy makina janë gërvishtur, pas një fërkimi mes tyre dhe kjo ka sjellë reagimin e egër të drejtuesve të tyre, që kanë terrorizuar njerëzit e ndodhur në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur Roland Tusha. Ai është qëlluar në krahun e djathtë, ndërkohë mësohet se Tusha është sportist i mundjes dhe punon si truprojë në ambientet e Kuvendit.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk është bërë identiteti i dy personave të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje.