Greva e urisë dhe hipokrizia e opozitës
Se pari solidarizohem me kerkesat e grevisteve persa u takon problemeve ekonomike dhe te integrimit, qe lënë shumë per te deshiruar. Theksuar kjo, me duhet te sqaroj se si shumica derrmuese e ish-te persekutuarve, distancohem plotësisht nga perdorimi i problemeve qe realisht shqetësojnë kete shtrese te popullsise se neperkembur, per qellime te mirëfillta politike. Nuk ka asnje dyshim se kërkesat politike jane sallate e gatuar ne kuzhinat e PS dhe te atyre qarqeve qe qysh ne vitin e pare te demokracise e ne vazhdim jane perpjekur dhe e kane pasur qellim eliminimin e Berishes nga udheheqja e PD. Të spekulosh me dhimbjen, me fatkeqësine e kesaj shtrese eshte jo vetem imorale por edhe kriminale. Aq më e denueshme eshte sjellja hipokrite e perfaqësuesve te opozites ish-komuniste dhe atyre qe sa qene ne majat e pushtetit, nuk u kujtuan njëhere per këtë shtrese te nëpërkëmbur. Eshte fakt se me marrjen e pushtetit, me rebelimin mafiozo komunist ne vitin e mbrapshtë ’97, socialistet, trashegimtar te denje te Partise së Punes, jo vetem qe nuk u kujdesen per ish-viktimat e tyre, po ne menyre barbare i eleminuan tere ato te drejta qe Partia Demokratike i kishte akorduar kësaj shtrese, e qe ishin nje korsi e preferuar ne trajtimin e kesaj shtrese. Bashkevuajtesit tone greviste nuk duhet te harrojne poshterimin qe qeveria e PS i beri atyre dhe te gjithe bashkevuajtesve me ligjin e demshperblimit, kur i caktoi nga nje gjysmë kafeje ne dite. Te besosh premtimet e Rames, do te thote te behesh edhe njehere budalla. Para-ardhësit e tij premtuan lugët e florinjta dhe na dhane burgjet e kampet e përqendrimit. Rebelet e vitit te mallkuar ‘97, premtuan kthimin e pareve qe populli humbi ne skemat piramidale dhe përvetësuan cdo gje me vlere, e sot na qajne hallin ne e ish pronarve. Tashti premtojne se do te dëmshpërblejne me nje e dy keste te persekutuarit, kur edhe me naivi e din se gomari nuk flutruron. Po aq e neveritshme eshte hipokrizia e atyre qe premtojne se do na demshperblejne me paret qe do kenë, pasi te konfiskojne, pasurite e zyrtarëve te vena ne menyre te paligjshme. Kesaj i thon, me bej edhe njëherë nuse, pa di unë si te nusëroj. A thua se kemi harruar se deri dje ishin ne krye te gjyqësorit, e mund te vinin para pergjegjesise cilindo te korruptuar. Me dhimbje, po nuk mund te rri pa e permendur. Ne intervisten shantazh, qe atehere nënkryetari i PD dhe aspirant per president, opozitari i sotem i ish-partisë së tij dhe kryetari i partise aleate me PS dha ne Zerin e Amerikes, tha: “Partia Demokratike po largohet nga baza e saj tradicionale, ish-pronaret dhe ish-te persekutuarit”, por mbas disa ditësh, kur nuk i nevojiteshim me, në pershendetjen me rastin e investitures harroi se ekzistonin ish-te perndjekurit. I perdori gjate intervistes per diversion dhe i perdor sot po per te njejtin qellim. Grevistet do justifikonin sakrificen e tyre po t’i kerkonin llogari z,Rama pse detyroi Parlamentin te perfshije ne kategorine e viktimave dhe kriminelet e tipi K.Hazbiu, M.Ziçishti me shoke, qe jane po aq përgjegjës sa E.Hoxha, qe sot taksapaguesit shqiptare duhet te na demshperblejne. Ti kerkonin llogari ish-presidentit pse nuk aprovoi ligjin e lustracionit. T’i kerkonin llogari shtypit te majte, qe sot derdh lot krokodili, pse nuk pasqyron asnjehere problemet tona, pse nuk demaskon xhelatët tanë, po kujtohet sa here qe dikush nga ne bën gjest demonstrativ per te mbushur faqet e gazetave.
Se fundi dua te them se, organizatoret e greves do kishin bere shume me mire po te kishin grumbulluar disa mijëra vete, në proteste simbolike qofte edhe te heshtur, ne ate shesh qe socialistet e perdoren si shesh dhune, per te kerkuar ate qe e mendojne se i takon, e jo te sakrifikonin shoket e tyre e te përdoreshin nga ata qe jo vetëm na rrejnë po edhe na kane rrahur e torturuar. Mund te kemi shume per te qene te pakenaqur, po te çojmë uje ne mullirin e ish-komunisteve nuk na nderon. Le të propozoje Rama heqjen e gjithë titujve E.Hoxhes dhe shokëve te tij, e atehere ndoshta do t’i besojmë.