Greva e urisë, ish-i burgosuri Lirak Beko pi dhe ndizet flakë me benzinë
Tiranë- Vetëm dy ditë pasi Gjergj Ndreca i vuri flakën vetës me benzinë një tjetër grevist në ditëne 19-të të urisë ka tentuar vetëflijimin përmes djegies.
Mësohet se 47-vjeçari Lirak Beko ka lënë çadrën ku po mbahet greva e urisë në zonën e ish-Komunës së Parisit në Tiranë duke pirë, lyer me benzinë e duke i vënë flakën me një shkrepse siç shihet edhe në këtë foto të Balkanweb-it.
Menjëherë grevistët e tjerë i kanë shuar flakët me ujë dhe batanije teksa i ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e djegieve plastike në spitalin “Nënë Tereza”, pasi ka djegur afro 50% të trupit të një shkalle të tretë.
Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo tha se gjatë 72 orëve të ardhshme do të mësojmë nëse Beko është apo jashtë rrezikut për jetën, teksa tha se spitali i ka të gjitha medikament e nevojshme dhe stafin profesional për trajtimtin e tij.
Ish-të burgosurit politik thanë dje se do të digjen me rradhë dora-dorës nëse nuk marrin dëmshpërblimet që u takojnë për vitet e burgut gjatë komunizmit. Ndërkohë Gjegj Ndreca edhe pse ka të djegur 35% të trupit është jashtë rrezikut për jetën, teksa ka apeluar për lirmin e shokut të arrestuar Perikli Shqevit, i cili akuzohet se i ka vënë flakën Ndrecës. Ky i fundit tha se është djegur vetë.
/IDEA/