E Diel, 1 Nëntor 2026

FT: Shqiperia, me rritje ekonomike mbreselenese Eglantina Nasi

Ndersa ekonomia globale qe prej vitit 2009, ka figuruar ne recension, Shqiperia ka qene nje nder vendet e pakta ne Europe, e cila ka shenuar rritje te Prodhimit te Brendshem Bruto. Keshtu, ne nje kohe kur disa vende te Europes Lindore paten nje rritje dyshifrore negative, Shqiperia shenoi nje rritje ekonomike mbreselenese, +3.3%. Ky ka qene vleresimi qe media e njohur nderkombetare "Financial Times" ka dhene per ecurine e treguesve makro-ekonomike shqiptare ne teresi ne nje artikull te posacem te saj. Referuar konkluzioneve te nxjerra nga misioni i fundit i Fondit Monetar Nderkombetar ne Tirane, ai citon faktin sesi "ecuria ekonomike e vendit tone ka qene e qendrueshme, per te mos thene, spektakolare". E kjo gje, sipas tij, po ndodh pavaresisht presioneve fiskale te jashtme ndaj ekonomise sone, te cilat mesa duket e veshtiresojne gjithsesi pak situaten. Duke cituar me tej, pjese konkrete nga raporti i fundit i FMN-se mbi ekonomine shqiptare, prestigjiozja ekonomike "FT", pohon se "qe nga fillimi i krizes globale ne vitin 2008, ekonomia shqiptare ka perjetuar vetem nje ngadalesim modest te rritjes se saj, duke ruajtur nje stabilitet te sistemit, pikerisht ne saje te politikave te duhura dhe veprimeve te kujdesshme makro-ekonomike". Per te vijuar me deklaraten e Nadeem Ilahi, shef i misionit te FMN-se ne Tirane, se Shqiperia ka perfituar nga politikat e shendosha ne vitet e para krizes, ne nje kohe kur vendet e tjera te rajonit nuk u treguan kaq te kujdesshme. Duke komentuar se pikerisht, nje gje e tille, i ka dhene mundesine Shqiperise te ndermarre programe te rendesishme te stimulit fiskal dhe monetar ne vitin 2009, gje e cila ka zhvilluar nje rol te rendesishem ne cuarjen e ekonomise vetem perpara. "Rritja ekonomike eshte ndihmuar gjithashtu edhe nga kontributi i investimeve ne sektorin imobiliar, kryesisht ne Tirane apo bregdet, mes te cileve me te rendesishmit kane qene investitoret britanike", - thuhet nder te tjera ne shkrimin e "FT"-se. Nga ana tjeter, eshte permendur edhe fakti se rritjen ekonomike te Shqiperise, gjate ketyre kater viteve te fundit, e kane ndihmuar edhe shtimi i investimeve te huaja direkte, eksportet, prodhimi bujqesor apo turizmi. Per te perfunduar me vleresimin pozitiv se gjate periudhes se viteve 2010-2011, Shqiperia ka vijuar ne rrugen e respektimit te performances se saj ekonomike. Dhe se parashikimet per vitin 2012 dhe 2013 te ekonomise sone, jane gjithashtu pozitive, lidhur me vazhdimesine e ruajtjes se trendit rrites te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›