Thaci Pergjegjesit e dhunes para drejtesise

Zhvillimet e 25 korrikut janë ato që kanë përcaktuar hapat e mëtejshëm të konsolidimit dhe forcimit të shtetit, të respektimit të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Kështu deklaroi kryeministri Hashim Thaçi, sipas të cilit, me një mbështetje të plotë dhe unike ndërkombëtare dhe të EULEX-it, të NATO-s, të BE-së dhe të SHBA-së, doganierët dhe policët e Kosovës janë në pikat 1 dhe 31.
Kryeministri i Kosovës, bën të ditur Telegraf, shprehet se kjo nuk është vetëm e ndaljes së kontrabandës, por edhe mesazhi se Kosova është një, e pandashme dhe unike.
Sipas tij, njerëzit që kanë krijuar probleme, DoganatJarinjë, serbët heqin telat e KFOR-itSHBA apel për qetësi në veri Serbët vendosin barrikadat që kanë shkaktuar dhunë, strukturat kriminale dhe ilegale do të ballafaqohen me drejtësinë, në mënyrë që edhe në veri të Mitrovicës të ketë rend, ligj dhe zgjedhje të lira, lidership të zgjedhur dhe investime socio-ekonomike nga Qeveria e Kosovës.
Thaçi ka thënë edhe një herë se në veri nuk do të ketë kthim në gjendjen e mëparshme. Për këtë qëndrim ai ka thënë se ka marrë mbështetje të plotë nga sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon, sekretarja amerikane Hillary Clinton dhe baronesha Catherine Ashton.
Stefanovic: Bisedime për doganat
Shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialog me Prishtinën Borislav Stefanovic tha se Serbia “është në rrugë të mirë” që në Bruksel të sigurojë bisedimet mbi vendkalimet Bërnjak dhe Jarinje.
“Mendoj se jemi në rrugë të mirë të fitojmë bisedime mbi vendkalimet në harmoni me kërkesën tonë dhe ato negociata do të zhvillohen jo me Prishtinën, veç me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të SHBA", tha Stefanovic, bën të ditur RTK.
Serbia i ka drejtuar më 16 shtator një iniciativë BE, ku e ka paraqitur qëndrimin se në vendkalimet Jarinje e Bërnjak nuk do të duhej të kishte “të ashtuquajtur” doganierë të Kosovës, kurse çdo gjë tjetër është objekt i marrëveshjes.
Kamionët e Kosovës hyjnë në Serbi
Doganat e Kosovës njoftojnë se më në fund në Serbi kanë hyre kamionët e parë me dokumentacionin e Kosovës.
“Janë lejuar katër kamionët e parë. Ata e kanë kaluar kufirin dhe janë zhdoganuar, i kanë përfunduar të gjitha procedurat e zhdoganimit përmes pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, me dokumente të Kosovës dhe përmes pikës kufitare në anën e Serbisë”, deklaroi zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci për radion Europa e Lirë.
Që nga 16 shtatori, kur me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Prishtina hoqi masën e reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë më shumë se 700 kamionë nga Serbia.
Ndërkaq, te dielen, 4 kamionë ishin të parët që lejohen të hyjnë në Serbi, meqë edhe pas marrëveshjes për pranimin e vulave doganore, autoritetet serbe nuk lejuan hyrjen e kamionëve me dokumentacione të Republikës së Kosovës.
Zv/kryeministrja Mimoza Kusari-Lila kishte paralajmëruar rikthimin e masave të reciprocitetit nëse Serbia vazhdon të mos pranojë vulat doganore të Kosovë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kamionët e Kosovës hyjnë në Serbi
Doganat e Kosovës njoftojnë se më në fund në Serbi kanë hyre kamionët e parë me dokumentacionin e Kosovës. Mitrovicë, grindje mes serbëve, dy të plagosur
Dy persona u plagosen rëndë gjatë një rrahje masive në mes të grupeve rivale serbe, mbrëmjen e të premtes, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
Ashton-Thacit: E ardhmja në BE, e sigurtë
Në vazhdën e takimeve me zyrtarë të lartë në OKB, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci takoi shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton. Superliga e Kosovës në ritenderim
Ndeshja Vëllaznimi –Prishtina, direkt në Supersport Kosova. Me këtë transmetim filloi gjithçka. Deri në atë ditë futbolli i Kosovës ishte i harruar nga të gjitha mediat kosovare. Kosovë, vrasje në qendër të Prishtinës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën pasditen e së premtes. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri.
Lajmet kryesore
Të ardhurat e shqiptarëve rriten çdo vit me nga 200 euro
Në 2014-n pritet të arrijnë në 3600 euro, më e ulëta në rajon
KQZ : Fletët e 8 Majit do të digjen
LSI : PS të votojë ligjet në Kuvend
110 mijë makina për skrap