E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga dhune nga tifozet e Tomorit


E kishim fshirë nga kujtesa për pak kohë, por tifozët beratas na kanë rikthyer në vëmendje dhunën në stadiumet shqiptare dhe për më shumë në Superligë.

Ultrasit e Tomorit kanë kontestuar fuqishëm duke hedhur edhe sende të forta në fushë kur iu anullua një gol në pjesën e parë, madje e njëjta pamje ishte dhe në të dytën kur Dinamos shënoi gol.

4 persona janë shoqëruar për në polici pas akteve të dhunës në stadium, të cilët do të hetohen në gjendje të lirë nga prokuroria e rrethit Lushnje.

Golat e fitores 2-1 të Tomorit u shënuan nga Shameti dhe Bakiu, ndërkohë që golin e vetëm për blutë e Sejdinit e shënoi Arifaj.

Bylis në krye të renditjes

Bylis përmbys rezultatin ndaj Kamzës, fiton 2-1 dhe ngjitet i vetëm pas tre javësh në krye të Superligës.

Edhe pse janë gjetur në disavantazh pas golit të Ziambos, Bylis barazon rezultatin falë 11-metërshit të Luis Uashington.

Goli i fitores i shenuar nga Abazaj në pjesën e dytë i jep mundësinë ballshiotëve të bëjnë nisjen më të mirë në historinë e tyre në Superligë.

Përmbysje rezultati ka pasur edhe në Shkodër. Vllaznia e Mirel Josës ka mundur 3-1 Teutën në “Loro Boriçi” dhe e sheh veten në vendin e dytë.

Vajushi, Sukaj dhe autogoli i Markoviç i dhanë fitoren shkodranëve.

Tirana nuk fal debutuesit e Pogradecit duke i mundur ata në “Qemal Stafa” me rezultatin 3-1. Bekim Bala (2) dhe Gilman Lika me 11-metërsh ishin autorët e golave për bardheblutë.

Edhe Flamurtari mori fitoren e dytë këtë javë pasi mundi në Vlorë Kastriotin me rezultatin 3-1. Rajoviç, Veliu dhe Hysa ishin autorët e golave.

Flamurtari ndan vendin e tretë së bashku me Tiranën në kuotën e 6 pikëve.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Seria A, Roma gjen fitoren e parë
Osvaldo i ka dhuruar fitoren e parë Romës dhe trajnerit të saj Luis Enrique në Serie A. Spanjë, Real dhe Barça kthehen në identitet
Reali i Madridit gjen fitoren dhe golat në kampionatin spanjollBundesliga, Bajern Mynih nuk ndalet
Bajerni i Mynihut vijon serinë e fitoreve në Bundesligën gjermane. Seria A, fitore për Inter e Milan
Milanit i rikthehet buzëqeshja në Serinë A. Skuadra kampione e Italisë më në fund arriti të marrë 3 pikët e para në kampionat duke mundur Cezenën në San Siro me rezultatin e ngushtë 1-0. Superliga, Skënderbeu regjistron fitoren e parë
Skënderbeu regjistron më në fund fitoren e parë në këtë sezon të Kategorisë Superiore. 

Lajmet kryesore

Thaci: Përgjegjësit e dhunës, para drejtësisë
"Nuk ka kthim prapa"
Të ardhurat e shqiptarëve rriten çdo vit me nga 200 euro
KQZ : Fletët e 8 Majit do të digjen
LSI : PS të votojë ligjet në Kuvend
110 mijë makina për skrap

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›