E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urisë, rëndohet shëndetipër 3 banorë, s'pranojnë mjekim

Të tjera rreth shkrimit 10 grevistët, një prej tyre e sëmurë me diabet/ VIDEO FOTO/Në grevë prej gjashtë ditësh Ditën e pestë hyri edhe një invalid Banorët: Të vendosur deri në vdekje Banorët dje: Të vendosur në vetflijim Banorët: Jemi pronarë të baneses Totozani: Kuvendi të miratojë trajtimin individual Banorët përleshen me policine/ FOTO /VIDEO Banorët:Të lutemi Kryeministër mos na nxirr TIRANE - Përkeqësohet gjëndja shëndetësore e 3 prej 10 banorëve të cilët prej 25 prillit kanë hyrë në grevë urie pasu u dëbuan me dhunë nga banesat e tyre. Ata kaluan mbrëmë natën e 7 të grevës së urisë dhe gjëndja e tyre shëndetësore dhe psikologjike sa vjen e rëndohet.

Më 23 prill godina tre katëshe në lagjen “Margarita Tutulani” u zbraz nga zyra e përmbarimit me ndihmën e policisë private dhe policisë së shtetit për t’ju kthyer pronarit, në bazë të një vendimi gjyqësor, por banorët pretendojnë se pronari është fantazëm, dhe ka fituar gjyqin me dokumente të falsifikuara. Ata kërkojnë rihapjen e procesit gjyqësor ose ndihmë nga autoritetet për lehtësi në strehimin etyre diku tjetër.

Gazetarja Drilona Nokshiqi informon sot në mëngjes se në gjendje të rënduar shëndetësore janë Ramazan Lile me probleme me zemrën, Islam Nazja dhe Sajmir Dani të cilët kanë probleme me luhatjen e tensionit.  Ndërsa grevisti Arjan Xhaferri nuk pranon të marrë ndihmën mjekësore.

Mjeku i kërkon Ramazan Liles dhe Islam Nazjes të lënë grevën por ata nuk pranojnë.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›