E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urisë së PS-së, dërgohet në spital grevisti i 32-të

Pak minuta pasi një 45-vjeçar nga Tirana la grevën e urisë një tjetër grevist është dërguar urgjentisht në spital. Brahim Sela 61 vjeç nga Malësia e Madhe është grevisti i 32-të i cili ka lënë grevën e urisë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ndërkohë pak minuta më parë në ditën e 13-të të grevës së urisë një tjetër grevist është dërguar urgjentisht në spital. Ymer Murati 45 vjeç nga Tirana ka lënë grevën e urisë pasi është dërguar urgjentisht në spitalin infektiv pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.
Ndërkohë ditën e sotme ka lënë grevën e urisë edhe deputetja e PS-së Ledi Shamku pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.
Deputetë të Partisë Socialiste dhe mbështetës të saj kanë hyrë në grevë që nga mbrëmja e 30 prillit për transparencën e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›