Aksident në Tiranë-Vorë, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Vorë.
Përplasja e një makine me një taksi ka qenë fatale për personat të cilët udhëtonin me makinë. Mësohet se viktimat janë Legjenda Sadiku dhe një djalë identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ndërkohë që shoferi i taksisë Astrit Daçi i cili është plagosur është dërguar urgjentisht në spital.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.