Greva ne shtypin e huaj
E hene 22 Tetor 2012 1201
PROTESTE PER GREVISTETIsh te burgosurit politik i vene flaken vetes per te vene drejtesi - ky eshte titulli i nje artikulli qe gazeta prestigjioze italiane Corriere Della Sera i ka kushtuar greves se ish te perndjekurve politike ne Shqiperi. Gazetari qe mbulon aktivitetin e Amensty International Rikardo Nouri shkruan se ish te burgosurit kane nisur nje greve urie ne shenje proteste per vonesat qe qeveria i ka bere shperblimeve te viteve te burgut parashikuar ne nje ligj te miratuar ne 2007.
Greva eshte pasuar dhe me veteflimin ne 8 tetor dhe 10 tetor fillimisht Gjergj Ndreca qe i vuri flaken vetes akt ky qe u pasua edhe nga Lirak Bejko. Me 12 tetor shkruan Korriere ambasadori amerikan Arvizu dhe delegacioni i BE-se ndermjetesoi nje takim mes nje perfaqesie te grevisteve dhe presidentit shqiptar Bujar Nishani. Por ne te njejten kohe kryeministri Sali Berisha vijoi ti hidhte benzine zjarrit duke thene se protesta e ish te perndjekurve ka nje motivim politik. Prej atij momenti Shtetet e Bashkua Ambasadori i BE-se edhe tre organizata jo qeveritare shqiptare kane kerkuar nisjen e dialogut per te zgjidhur kete situate. Ne shkrim nenvizohet gjithashtu se ish te perndjekurit vec disa demshperblimeve te pjesshme dhene sipas ligjit te vitit 2007 nuk kane marre asnje kompensim tjeter nga qeveria.
Komente
Facebook