Greva “paralizon “aeroportet në Gjermani, anulohen mijëra fluturime

Mijëra fluturime janë anuluan në aeroportet kryesore të Gjermanisë këtë të enjte (1 shkurt) pasi stafi i sigurisë hyri në grevë lidhur me mosmarrëveshjet mbi pagat.
Në grevë u përfshinë stafi në aeroportet e Berlinit, Frankfurtit, Hamburgut, Shtutgartit, Bremenit, Hanoverit, Këlnit, Dyseldorfit, Lajpcigut, Erfurtit dhe Dresdenit, ndërsa nga aeroportet kryesore funksionon vetëm Mynihu .
Sindikata, e cila përfaqëson rreth 25 mijë staf sigurie, kërkon rritje pagash prej 2,80 euro në orë, rritje të bonuseve dhe tarifa më të larta për pagën jashtë orarit.
Aeroporti i Frankfurtit tha se greva do të shkaktojë ndërprerje të mëdha dhe anulime fluturimesh gjatë gjithë ditës dhe këshilloi pasagjerët të mos vijnë në aeroport pasi pikat e kontrollit të sigurisë ishin të mbyllura.
“Ju lutemi, kontaktoni linjën tuaj ajrore ose operatorin e udhëtimit për informacion në lidhje me fluturimin tuaj. Transferimi dhe lidhja e pasagjerëve gjithashtu duhet të presin ndërprerje dhe vonesa të gjata për shkak të grevës”, thuhet në deklaratën e operatorit të aeroportit.
Autoritetet kanë thënë se stafi i sigurisë në aeroportet e Mynihut dhe Nurembergut nuk do t’i bashkohet grevës, megjithatë mund të ketë vonesa dhe anulime të fluturimeve, për shkak të ndërprerjeve mbarëkombëtare të operacioneve të fluturimeve.
/rtsh.al/