E Martë, 3 Nëntor 2026

Një javë para zgjedhjeve në Pakistan, kandidati qëllohet për vdekje

Një kandidat për zgjedhje në Pakistan u qëllua për vdekje gjatë fushatës të mërkurën (31 janar), një javë para hapjes së votimeve.

Rehan Zeb Khan, një kandidat i pavarur i lidhur me partinë Pakistaneze Tehreek-e-Insaf (PTI) të ish-kryeministrit Imran Khan, u qëllua në një “vrasje në shënjestër” ndërsa persona të armatosur hapën zjarr mbi makinën e tij sipas policisë së qarkut.

Tre persona të tjerë u plagosën.

Është vrasja e dytë e një kandidati në javët e fundit pasi Malik Kaleem Ullah, një kandidat i pavarur për Asamblenë Provinciale të Khyber Pakhtunkhwa, u qëllua për vdekje një muaj më parë. 

Vrasja pason një javë të trazuar në politikën pakistaneze, në të cilën ish-kryeministri Khan u dënua me 14 vjet burg për korrupsion, dënimi i tij i dytë në po aq ditë./CNN

Zgjedhjet e përgjithshme në Pakistan do të mbahen më 8 shkurt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›