E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva për amnistinë, përkeqësohet gjendja e të burgosurve

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 450 të burgosurve në burgun e Rrogozhinës, të cilët kanë hyrë në grevë urie për shkak të amnistisë për 100 vjetorin e pavarësisë. Ndërkaq burime nga ky qytet bëjnë me dije se pritet që të burgosurit në grevë të mbështeten dhe nga familjarët me protesta jashtë burgut dhe konkretisht ne kryeqytetin e vendit, ku jane te perqendruara dhe institucionet shteterore.
 

Ende pa u miratuar në Kuvendin e Shqipërisë “Amnistia” për nder të 100 vjetorit të pavarësisë, në institutet e vuajtjes së dënimit dhe paraburgimit në Shqipëri kanë kundërshtuar këtë amnisti.
 

Të parët që kanë shfaqur kundërshti ndaj aministisë, që sipas tyre liron vetëm “hajdutët e xhepave”, kanë qenë të dënuarit e burgut të sigurisë së lartë dhe të zakonshëm në Peqin, më pas burgu i Fushë – Krujës, Rrogozhinës , ai i Shën Kollit në Lezhë dhe sot edhe te denuarit e burgut te Burrelit dhe Korçes. Të dënuarit kanë refuzuar ushqimet e institucionit të burgut, si dhe takimet me familjarët duke u shprehur se kanë hyrë në grevë.
 

Të burgosurit kërkojnë, që amnistia të marr një gamë më të madhe të veprave penale të cilat duhet të amnistohen. Kryefjalë e kërkesave të tyre është ulja e dënimit me 1/4 për ta dhe ndryshimi i nenit 64 të Kodit Penal për lirim me kusht me 3/4 e dënimit.

Ndërkohë sipas një projektiligji të miratuar nga Këshilli i Ministrave 2546 persona do të përfitojnë nga dhënia e amnistisë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Nga ky projektligj do të përfitojnë 290 persona që gjenden në sistemin e burgjeve, 928 të rritur dhe 452 të mitur që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe janë me masa alternative dhe 876 persona, të cilët deri në datë 31.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›